Botë
Kalendari turistik, Shqipëria në aplikacionin “TEA 2.0”, Rama: Brenda vitit 2030, do të jemi kampionët e turizmit
12.06.2024 16:25
Oferta turistike shqiptare do të jetë e plotë vetëm pasi i gjithë rrjeti rrugor...

Oferta turistike shqiptare do të jetë e plotë vetëm pasi i gjithë rrjeti rrugor, aeroportual e portual të jetë kompletuar. Kryeministri Edi Rama tha se projektet e reja rrugore dhe ato që po dorëzohen do ta kthejnë Shqipërinë në qendrën turistike të rajonit.
“Shqipëria e 2030-ës do të jetë një vend kampion i rajonit në turizëm, por që do të ketë të plotësuara të gjitha pjesët e mozaikut që sot ende mungojnë, duke u nisur nga infrastruktura. Gara për ndërtimin e Milot Balldrenit hapet brenda muajit, pastaj do të hapet Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar brenda dekadës.”.
Aeroporti i Vlorës, tha Rama, do të jetë funksional verën e ardhshme.
“Aeroporti i Vlorës do të jetë operacional në verën e ardhshme, me një operator që është ai i Munihut. Do të hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës, që është vendi me ideal për të garantuar nevojat e aviacionit.”.
Por, për të shërbyer milionat e turistëve, sektori duhet të furnizohet me fuqi punëtore.
“Shqipëria po përjeton një moment të bukur në turizëm. 3.3 milionë turistë kemi mikpritës gjatë këtyre pesë muajve të parë ose rreth 40% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.”.
“Studentët të nisin punësimin në turizëm.”.
“Llogaria në Shqipëri del më mirë se jashtë vendit, pagat më të larta se në Greqi, konkurrojmë Italinë.”.
Përtej shifrave për milionat që po vijnë në vend, Rama kishte një tjetër mesazh për industrinë turistike.
“Duhet të ruajmë balancën, të shkojmë pas të ardhurave, jo pas numrit”
Udhërrëfyesi i turistëve tanimë është aplikacioni “TEA 2.0”, një aplikacion në të cilin mund të aksesohet Kalendari Digjital i Eventeve në Turizëm, i cili brenda një viti është shkarkuar nga mbi 40 mijë persona nga 72 vende të botës.
LULJETA NDOKA
