Të ardhurat, Sylvinho trajner i 16 sipas pagës vjetore

12.06.2024 16:34

Për dy ditë në Gjermani, do të fillojë kampionati evropian I futbollit...

Për dy ditë në Gjermani, do të fillojë kampionati evropian I futbollit. Ndeshja e parë hapesë do të jetë ajo mes nikoqirit dhe Skocisë e cila do të luhet në “Allianz Arena” në München. Gjithçka çfarë do tëndodhë në këtë evropian do të mund të ndiqni në servisin public TVM. Para nisjes së garave “France Football” ka zbuluar pagat vjetore të trajnerëve të ekipeve kombëtare, pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 në Gjermani.
 
Trajneri i kombëatres shqiptare, Silvinjo, sipas këtij investigimi përfiton një pagë prej 750 mijë eurosh në vit (vendi i 16-të), duke lënë pas vetes trajnerin e Polonisë, Skocisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Çekisë, Rumanisë dhe Gjeorgjisë. Gareth Southgate (Angli) është trajneri më i paguar, me një pagë vjetore prej 5.8 milionë euro, përpara përzgjedhësit gjerman Julian Nagelsmann, i cili fiton rreth 4.8 milionë euro në vit dhe i Portugalisë Roberto Martínez, i cili fiton 4 milionë euro në vit. Turneu do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.
 
Lista e përzgjedhësve sipas rrogave të tyre:
 
  • 1. Gareth Southgate (Angli) - 5.8 milion euro
  •  
  • 2. Julian Nagelsmann (Gjermami) - 4.8
  •  
  • 3. Roberto Martinez (Portugali) - 4
  •  
  • 4. Didier Deschamps (Francë) - 3.8
  •  
  • 5. Louis van Gaal (Holandë) - 3
  •  
  • 6. Luciano Spaletti (Itali) - 3
  •  
  • 7. Vicenzo Montella (Turqi) - 1.8
  •  
  • 8. Murat Yakin (Zvicër) - 1.6
  •  
  • 9. Zlatko Daliç (Kroaci) - 1.5
  •  
  • 10. Ralf Rangnick (Austri) - 1.5
  •  
  • 11. Domenico Tedesco (Belgjikë) - 1.5
  •  
  • 12. Dragan Stojkoviq (Serbi) - 1.4
  •  
  • 13. Luis de la Fuente (Spanjë) - 1.25
  •  
  • 14. Serhij Rebrov (Ukrainë) - 1.25
  •  
  • 15. Kasper Hjulmand (Danimarkë) - 1.15
  •  
  • 16. SYLVINHO (SHQIPËRI) - 0.75
  •  
  • 17. Michal Probierz (Poloni) - 0.56
  •  
  • 18. Steve Clark (Skocia - 0.55
  •  
  • 19. Francesco Calzona (Sllovaki) - 0.54
  •  
  • 20. Marco Rossi (Hungari) - 0.3
  •  
  • 21. Matjazh Kek (Slloveni) - 0.3
  •  
  • 22. Ivan Hashek (Çeki) - 0.25
  •  
  • 23. Edëard Iordănescu (Rumani) - 0.24
  •  
  • 24. Willy Sagnol (Gjeorgji) - 0.2