Goli më i shpejtë, Kiriçenko mban rekordin nga “EURO 2004”
12.06.2024 16:37
Sulmuesi rus Dimitri Kiriçenko është pjesë e historisë së kampionateve evropiane....

Sulmuesi rus Dimitri Kiriçenko është pjesë e historisë së kampionateve evropiane. Ai në “EURO 2004”, ka shënuar golin më të shpejtë në ndeshjen e samitet e futbollit evropian. Kiriçenko në përballjen me Greqinë, ia doli të shënojë gol vetëm pas 67 sekondave lojë. Rusia e fitoi ndeshjen por nuk kaloi grupet, ndërsa Greqia në fund doli kampione e kontinetit të vjetër.
Golin e dytë më të shpejtë në historinë e evropianëve e ka shënuar polaku Robert Leëandoëski. Ai në ¼ e finales së evropianit të fundit në përballjen me Portugalinë shënoi gol pas 1 minut e 40 sekonda lojë. Po në “EURO 2020”, golin e tretë më të shpejtë në histori e kas hënuar irlandezi Robbie Brady. Ai në 1/8 e finales Francës i shënoi gol pas 2 minuta lojë.
