Futboll, Ronaldo mban rekordin e paraqitjeve me kombëtaret
12.06.2024 16:39
Për të luajtur në “EURO 2024”, janë paraqitur gjithsej 622 futbollist...

Për të luajtur në “EURO 2024”, janë paraqitur gjithsej 622 futbollist, ndërsa rekordin e paraqitjeve në fanellën e kombëtareve e mban ylli portugez Cristiano Ronaldo. CR7 në fanellën e Portugalisë, ka luajtur në 207 ndeshje që paraqet rekord botëror. Pas tij janë të renditur Bader Al-Mutaë (196) Kuvajt dhe maleziani Soh Chin Ann (195) ndeshje në fanellën kombëtare. Nga futbollitët që do të luajnë në evropianin e Gjermanisë, pas tij është kroati Luka Modriç, që ka 175 ndeshje të luajtura e kombëtaren.
Deri më tani ka lujatur në katër kampionate evropiane (2008, 2012, 2016, 2020), dhe tani pritet të luajë në evropianin e pestë. Ndryshe në këtë kampionat do luajnë 30 futbollist të cilët në fanellën e kombëtare të tyre kanë luajtur më shumë se 100 ndeshje. Në mesin e tyre janë edhe shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka me 15 dhe Xherdan Shaqiri me 123 ndeshje të luajtura në fanellën e përfaqësueses helvetike.
LISTA E FUTBOLLISTËVE ME MË SHUMË PARAQITJE NË EVROPIAN:
- 207 - Cristiano Ronaldo (PortugalI)
- 175 Luka Modriç (Kroaci)
- 154 - Jan Vertonghen (Belgjikë)
- 150 - Robert Leëandoëski (Poloni)
- …….
- 125 – Granit Xhaka (Zvicër)
- 123 – Xherdan Shaqiri ( Zvicër)
