Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Shkup, Shqipëria kryeson me SEECP në 2024- 2025

13.06.2024 12:43

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Shkup, do të marrë pjesë në Samitin e (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore), ku mikpritëse është presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i shtetit shqiptar do të takohet me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe me ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Begaj do të mbajë fjalim në këtë samit, si edhe do të jetë pjesë e treshes, që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit. Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.