Maqedoni

“Java e Muhamedit A. S.”, manifestime të shumta, vëmendja te fëmijët

15.04.2015 16:44

Gostivari, në fillimjavë do të shënojë ditën e lindjes së Muhamedit A.S., ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për njerëzimin...

Me angazhim të drejtuesve të Myftinisë së Gostivarit, vite të tëra janë organizuar aktivitete për përkujtimin e jetës dhe veprës së profetit Muhamed, ndërsa që nga viti 2003 nisi me manifestimin tradicional “Java e Muhamedit A.S.”. Kjo javë do të mbahet edhe sivjet me aktivitete të shumta.
 
Myftinia e Gostivarit këtë javë po ndërmerr vizita në shkollat e Gostivarit, duke shpërndarë dhurata për bibliotekat e shkollave. Do të bëhet edhe promovimi i librit “Duodecimalistët shiitë dhe ehli Sunneti”, i autorit, Musli Bajrami, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Manifestimi do të përmbyllet me ngjarjen qendrore “Mirë se erdhe o Resulallllah”, që do të mbahet në Palestrën sportive “Rinia në Gostivar”.
 
Manifestimi qendror edhe sivjet do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2¬, i cili që nga fillimet e këtij manifestimi tradicional është sponzor medial. 
 
LULZIM HAZIRI