MASh: Mësimi vijon deri më 17 qershor, orë të shkurtuara për filloristët

13.06.2024 15:05

Kanë mbetur edhe 2 ditë pune për nxënësit e shkollave fillore...

Kanë mbetur edhe 2 ditë pune për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa reagimet e prindërve në rrjetet sociale nuk ndalojnë pasi fëmijët e tyre shkojnë në shkollë në temperatura jashtëzakonisht të larta dhe në klasa pa kondicioner.

Nga MASh-i janë decid se procesi mësimor në shkollat fillore nuk do të mbarojë më herët për shkak të valës së të nxehtit siç kërkuan prindërit, pasi që duhet të plotësohet kushti ligjor që viti të ketë 180 orë mësimore, por do të mësohet me orë të shkurtuara.

“Viti shkollor në shkollat fillore është i rregulluar me ligj dhe zgjat deri më 17 qershor, sepse duhet plotësuar kushti ligjor që viti të ketë 180 ditë pune ose mësimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk mund të marrë vendim për ndërprerjen e mësimit, sepse një vendim i tillë bie në kundërshtim me ligjin.”.

Sipas MASh-it, shkurtimi i orëve është përgjigje ndaj kërkesës së prindërve të cilët u përgjigjën se në shkolla nuk ka kushte për punë dhe kërkuan që mësimi të përfundojë në fillim të këtij muaji. Këtë vit shkollor nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën për herë të parë pushimin pranveror, i cili zgjati nga data 26 prill deri më 6 maj. Për këtë arsye, fundi i vitit shkollor është shtyrë deri më 17 qershor. (Flutura Latifi, TVM2)