Ligji për Prokurorinë Publike, MD: Grupi i Punës implementon rekomandimet e GREKO-s

13.06.2024 17:05

Në përfundim e sipër është përgatitja e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike...

Në përfundim e sipër është përgatitja e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike, në të cilat janë zbatuar rekomandimet e GREKO-s, përvoja dhe praktika krahasuese e disa vendeve evropiane, njofton Ministria e Drejtësisë.

Përmes këtyre ndryshimeve propozohen zgjidhje për të gjitha dobësitë e konstatuara që kanë të bëjnë me procedurën disiplinore, shkarkimin e prokurorëve publik, ngritjen e rrjetit të Prokurorisë Publike, kompetencat, por edhe kuptimin e parimeve të hierarkisë dhe subordinimit.

Me këto ndryshime propozohet:

- krahas ndarjes aktuale në shkelje të lehta dhe të rënda disiplinore, futja e edhe një kategorie tjetër, kategori e mesme e shkeljeve;

-plotësimin e listës për bazën e përgjegjësisë për prokurorët publik dhe kategorizimin e tyre në bazë të peshës së shkeljes;

- përmirësimi formal i procedurës disiplinore dhe vendosja e afateve për të gjitha fazat e saj;

- përforcimin e rolit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së, duke parashikuar mundësinë për iniciativë të përcaktimit të përgjegjësisë së prokurorëve publikë për shkeljet e kryera disiplinore;

- rritja e repertorit të masave disiplinore, të cilat mund të shqiptohen për çdo kategori shkeljesh disiplinore, dhe

- vendosjen e evidencës së masave disiplinore të shqiptuara dhe afateve për fshirjen e tyre.

Krahas dispozitave për përgjegjësi disiplinore, gjatë punës së Grupit të Punës janë hapur dhe shqyrtuar çështje dhe propozime që kanë të bëjnë me kompetencën, statusin dhe organizimin e prokurorive. (Florije Kamberi, TVM2)