Shkupi nikoqir i Samitit të PBEJL-së, kërkohet forcimi i bashkëpunimit rajonal

13.06.2024 21:34

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit...

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup përfundoi me një pres konferencë ku të pranishëm ishin Presidentja e RMV Gordana Siljanovska Davkova, ai i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, dhe ai i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Të tre bashkëbiseduesit u pajtuan që këtë bashkëpunim rajonal në të ardhmen e presin shumë punë të përbashkëta sidomos në fuqizimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, stabiliteti dhe aspiratat për integrimin e vendeve të rajonit në familjen euroatlantike, përshpejtimi i reforamave, dhe ndryshimet klimatike.

Të gjitha këto do të jenë pjesë e Samiti në të ardhmen, me të cilën do të udheheqë Republika e Shqipërisë.

“Jemi plotësishtë të vetëdishëm se ekziston një lodhje për zgjërimin e BE-së, por ka një lodhje edhe më të madhe nga pritja për anëtarësim. Ky vision dhe shpresë po na mbanë në kondicionin demokratik dhe po na fokuson në reforma, po na ndihmon në aspektin europian ti zgjedhim problemet e hapura bilaterale. Zgjërimi është investim në qetësin në Ballkan, në sigurinë, në stabilitetin.” – tha Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska - Davkova.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi, mbetën në qëndrimet e tyre se të dyja vendet janë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perendimor, dhe përshpejtimin e rrugës euro-atlantike.

“Shqipëria mbetet një mbështetëse entuziaste dhe pro-aktive e bashkëpunimit rajonal, bashkëpunim ky i cili përmirëson jetën e qytetarëve tanë, forconë marrëdhëniet e fqinjësis së mirë, si dhe ndihmon proqeset integruese euro-atlantike. Ne do të fokusohemi në njëseri prioritetesh që përfshinë procedin e integrimit në BE, rritjen e qëndrueshme ekonomike, axhendën digjitale, turizmin, kulturën, dhe ndërlidhshmërinë”. – deklaroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë me vendosmëri në rrugën e zhvillimit demokratik dhe të shtetit të së drejtës, sepse vetëm në këtë mënyrë shoqëritë tona mund të përparojnë në mënyrë thelbësore dhe të përfitojnë nga mundësia që lind nga entuziazmi i zgjuar dhe momenti i ri që kemi tani në Bruksel lidhur me zgjerimin e BE-së”. – u shpreh Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Në pyetjet e Gazetarëve lidhur me përdorimin e emrit kushtetues të vendit presidentja Davkova, tha se ajo respekton të gjitha dokumentet zyrtare me emrin kushtetues por si individ ka të drejtë të shprehet ashtu siç është shprrehur deri më tani. (Fitim Kryeziu, TVM2)