Nënkryetarë të rinj të Kuvendit, Milloshoski, Mitrevski dhe Bendevska
Deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE...

Deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitrevski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga "E dij", janë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët i ka përcaktuar sot Komisioni për zgjedhje dhe emërime.
Komisioni në seancën e sotme me një votë kundër miratoi vendimin për marrjen e apanazhit ndaj ish-deputetëve Arben Ziberi, Latife Shikovska, Enes Ibraim, Snezhana Kalevska Vançevska, Bastri Bajrami, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli.
Është pranuar edhe kërkesa për kompensim të largimit pas pensionimit nga ish-deputetët Kolë Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov.
Me shumicë votash sot është vendosur Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
