Lëvizja Besa konfirmon kandidatët për ministra

14.06.2024 12:48

Kuvendi i Lëvizjes BESA...

Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.

Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës: luftën kundër krimit dhe korrupsionit, realizimin e kushteve për integrim të vendit në Bashkimin Europian dhe zhvillimin ekonomik të vendit.