Vrasje e dyfishtë në Kratovë, MPB me detaje
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kratovë...

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kratovë, pasi një 37-vjeçare ka vrarë me thikë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.
Policët nga DPB Kratovë mbrëmë rreth orës 22:08 e kanë privuar nga liria 36-vjeçaren V.I. Ajo dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me sende të mprehta bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I (63), të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.
Siç informojnë nga MPB-ja, bashkëshorti i ndjerë ishte 38 vjeç, ndërsa babai 63 vjeç.Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion.
V.I. është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.
