ShBA-Ukrainë, nënshkruhet marrëveshja historike
Një marrëveshje 10 vjeçare....

Një marrëveshje 10 vjeçare sigurie mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u nënshkrua në samitin e G7, të cilët liderët e cilësuan historike.
Marrëveshja synon të angazhojë administratat e ardhshme amerikane për të mbështetur Ukrainën, edhe nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet e nëntorit.
“Zelensky tha gjithashtu se marrëveshja është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa e cilësoi atë historike që do të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Për më shumë se një viti, zyrtarë nga shumë vende kanë debatuar ligjshmërinë e konfiskimit të parave dhe dërgimit të tyre në Ukrainë. Ndryshe nga paketa e ndihmës amerikane, e cila u përkthye drejtpërdrejt në dërgimin e më shumë raketave në vijën e frontit, këto para ka të ngjarë të mos arrijnë deri në fund të vitit, që do të thotë se do të kenë pak ndikim në rrjedhën aktuale të luftës.
Rreth 325 miliardë dollarë asete u ngrinë nga G7 dhe BE-në, pas nisjes së agresionit rus në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në 2022 tën.
