Botë
Basha paralajmëron qeverinë Rama: nuk do lejojmë vjedhjen e votës më 21 qershor
15.04.2015 17:01
Në kushtet kur ethet elektorale janë ndezur, 2 muaj para zgjedhjeve lideri demokrat, Lulzim Basha...

Në kushtet kur ethet elektorale janë ndezur, 2 muaj para zgjedhjeve lideri demokrat, Lulzim Basha, paralajmëron mazhorancën që të mos vjedhë votat më 21 qershor.
Teksa foli me tone mjaft të ashpra para demokratëve, Basha premtoi se nuk do ta lejojë tjetërsimin e votës së sovranit.
Duke bërë thirrje për votë masive kundër qeverisë aktuale, Basha u bëri thirrje shqiptarëve që të mos kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ai tha se e ardhmja e tyre është në Shqipëri.
Lideri demokrat nuk i ka ndalur as gjatë mbledhjes së sotme akuzat ndaj “çiftit” Rama-Meta, duke i akuzuar si burim të kriminalitetit në Shqipëri.
LULJETA NDOKA
