Futboll, nis kampionati evropian “Gjermania 2024”

14.06.2024 16:20

Me ndeshjen e parë të Grupit A, Gjermania - Skocia...

Me ndeshjen e parë të Grupit A, Gjermania - Skocia, sonte në ora 21:00 edhe zyrtarisht do të nis kampionati evropian në futboll. Për titullin e kombëtares më të mirë në kontinentin e vjetër në garë janë 24 ekipe përfaqësuese të ndara në 6 grupe me nga 4 ekipe.

Kombëtarja shqiptare për herë të dytë në historinë e saj do të luajë në ndeshjet përfundimtare të një eventi kaq të madh.

Në këtë evropian, sikurse edhe shumë tjetër më parë, disa ekipe kombëtare do kenë futbollistë, të cilët kanë mundur të jenë pjesë e ndonjë ekipi tjetër. Kështu tek Zvicra, do të kemi 3 futbollistë me prejardhje shqiptare, si: Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. 

Krahas vendit nikoqir, Gjermanisë, titullin e katërt kampion evropian e kërkon edhe Spanja, ndërsa Italia do orvatet të mbrojë titullin e kampionit.

Fondi i përgjithshëm shpërblyes për vendet pjesëmarrëse është 331 milionë euro, aq sa ishte edhe për EURO 2020.

“A do ta ndiqni kampionatin evropian?”, - pyet gazetarja.

“Po, gjithsesi, si jo.”, - u përgjigj një qytetar.

“Çka mendoni për kombëtaren shqiptare dhe sa janë gjasat e saj?”, - pyet gazetarja.

“Po varet tash ndeshet me Italinë, besoj që fitore do të jetë.”, - tha një qytetar.

“Po, dihet, favorit Shqipëria, favorit janë shqiptarët, po shpresojmë se kemi fat që të arrijmë deri në finale.”, - u shpreh një qytetar.

“Sigurisht, si jo, me shumë gëzim po e presim Kampionatin Evropian. Po Gjermania, sigurisht Gjermania.”, - tha një qytetar tjetër.

“Normal që po, po nuk është edhe sigurt tash me Italinë që do të luajnë, por shpresojmë të fitojmë deri në finale. Po, normal, Jasir Asani.”, - u shpreh një qytetar.

“Besoj që është shumë e mirë, edhe presim rezultate të mira.”, - u shpreh një qytetar tjetër.

Të gjitha ndeshjet e këtij evropiani ekskluzivisht do të transmetohen në programet e servisit publik TVM2. (Ardita Imeri, TVM2)