Rasti “M-NAV”, burg me kusht për të akuzuarit

14.06.2024 17:21

Pesë muaj pas ngjarjeve të cilat ndodhën në zyrat e Navigacionit Maqedonas...

Pesë muaj pas ngjarjeve të cilat ndodhën në zyrat e Navigacionit Maqedonas në aeroportin e Shkupit, ku tetë persona ishin akuzuar si bashkëkryerës të veprës penale “Pengimi i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare dhe sulm mbi një kontrollori të trafikut ajror”, Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka shqiptuar edhe dënimet për të njëjtit.

E njëjta ka vendosur se gjashtë nga të pandehurit janë dënuar me masë alternative për veprën që kanë kryer me kusht, pra me gjashtë muaj burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse brenda një viti e gjashtë muajsh nuk kryejnë vepër të re penale, pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë. Për personin e shtatë, gjykata ka ndërmarrë veprime më të rënda për pengim të zyrtarit dhe që më parë ka qenë i dënuar për vepër kundër sigurisë publike, është shqiptuar masë alternative dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, pra dënim me burg prej dy vjetësh, i cili nuk do të zbatohet nëse në afat prej pesë vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër të re penale dhe në të njëjtën kohë për të pandehurin gjykata ka caktuar detyrime tjera që do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes mbrojtëse.

“Përkatësisht, gjatë procedurës hetimore janë dhënë deklarata verbale nga punonjësit e M-NAV-it si dëshmitarë të ngjarjes dhe nga zyrtari i dëmtuar, si dhe raporte për sigurinë e trafikut ajror në momentin kritik nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe agjencia ndërkombëtare Eurocontrol. Këto prova nuk tregojnë se në kohën e veprimeve të të pandehurve ka ekzistuar rrezik dhe është kërcënuar siguria e komunikacionit ajror dhe për ato arsye vepra penale nuk ekziston më – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 i Kodit Penal, për të cilin ka nisur hetimi.”, thonë nga Prokuroria.

Për të dyshuarin e tetë të përfshirë nga hetimi fillestar, procedura është ndërprerë, pasi nuk ka marrë pjesë në veprimet e pengimit të zyrtarit në kryerjen e punës.

Të ballafaquar me provat e kësaj vepre penale, të pandehurit kanë shprehur gatishmërinë për të lidhur propozim-marrëveshje me prokurorinë dhe për të pranuar aktgjykimin e fajësisë. (Fitim Kryeziu, TVM2)