Tiranë, protesta para bashkisë
As marrja e vulës dhe logos së Partisë Demokratike...

As marrja e vulës dhe logos së Partisë Demokratike nuk i shtoi pjesëmarrësit në protestën para bashkisë, organizuar nga deputetët e Berishës “non grata” dhe Metës në hetim pasuror.
Një grusht militantësh e nisën tubimin me ekzaltim për vulën dhe sulmuan policët. Protesta e 12-të riktheu molotovët, përsëriti skenarin e djegies së gomave dhe çarjes së gardhit metalik. Pasi një copë betoni u tërhoq me mjete rrethanore, deputetët Gazment Bardhi e Nallbati hipën sipër dhe nisën një valë ofendimesh ndaj efektivëve të policisë.
Kërcënimet i përsëritën edhe të tjerë, si Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Tedi Blushi e Dorian Teliti. Ndërsa Flamur Noka, kësaj here ishte disi më i tërhequr.
Me thirrje për dhunë, deputetët e Berishës i bënë thirrje policisë të hapë dyert që njerëzit të hyjnë brenda e t’ia kthejnë bashkinë qytetarëve.
Edhe kësaj here, thirrja shkoi për lirimin e Sali Berishës të cilin e quajtën të burgosur politik. Protesta e radhës u la të premten e 21 qershorit.
