Maqedoni
Parashikimi i motit
15.06.2024 11:25
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike...

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale sot do të jetë në intervalin prej 12°C deri në 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26°C deri në 34°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32°C.
