Maqedoni
Deponia në Nikushtak do të rrethohet
15.06.2024 14:54
Rrugës së vjetër Kumanovë – Shkup, në kufi të komunave të Likovës e Haraçinës shtrihet deponia ku grumbullohen mbeturinat nga komuna e Likovë....

Rrugës së vjetër Kumanovë – Shkup, në kufi të komunave të Likovës e Haraçinës shtrihet deponia ku grumbullohen mbeturinat nga komuna e Likovë. Kjo deponi jo vetëm që shkatërron atë pejzash të mrekullueshëm, por edhe paraqet bombë ekologjike për ambientin jetësor të fshatrave për rrethë. Kjo, sidomos kur u vihet zjarri mbeturinave dhe tymi i dendur bartet në fshatrat për rreth. Me këtë problem banorët përballen ndër vite. Mirëpo, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, për TVM2, theksoi se për të mbrojtur ambientin do të ndërtohet murë rrethues si dhe do të vendoset system mbikqyrës.
“Kemi vendosur, me vendim të këshillit drejtues të NKP “PISHA”, dhe sugjerimeve të inspektoriatit nga Ministria e ambientit që të rrethojmë deponinë ekzistuese atje në fshatin Nikushtak deri sa të bëhet ndërtimi i deponisë Regjionale në qytetin e Kumanovës e cila do të shërbejë për të gjitha komunat e Regjionit Veri-Lindor. Përkohësisht do ta rrethojmë deponinë në fshatin Nikushtak do vendosim dyer të hyrjes, system për kontrollë me çka do ta eliminojmë atë pasqyrë dhe të vendosim mirëmbajtje sa më të mirëfillt të deponisë në fshtin nikushtak”, theksoi Arifi.
Falë ndërhyrjes së organeve komunale, tash e një kohë u eliminua një tjetër deponi e egër, ajo në fshatin Likovë, respektivisht në hyrje të Pendës së Likovës.
“Te Penda e Likovës thuajse ishte deponia e egër atje dhe arritëm ta eliminojmë atë deponi, vendosëm skajore, mbjollëm fidane, me çka u krijua një imazh krejt tjetër në të mirë të komunës dhe banorëve të komunës tonë”, theksoi Arifi.
Ndryshe, me themelimin e Ndërmarrjes së Përbashkët Ndërkomunale do të krijohet deponi e përbashkët ku do të hidhen mbeturinat nga komunat e rajonit verilindor planor.
FATLUM AQIFI
