Maqedoni
Lëvizja e Di zbulon kandidatët për ministra
15.06.2024 15:15
Për të shmangur kritikat e opozitës se deputetët nuk do të kenë kohë të shqyrtojnë programin e qeverisë...

Për të shmangur kritikat e opozitës se deputetët nuk do të kenë kohë të shqyrtojnë programin e qeverisë dhe biografitë e ministrave, u vendos që të martën të dorëzohet në Kuvend propozimi për qeverinë e re. Lëvizja E Di paraqiti kandidatët për ministra në kabinetin e ri qeveritar ku do të ketë dy resore. Igor Filkov u propozua për ministër të Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev kandidat për ministër të Administratës Publike.
I gatshëm për të hyrë në qeveri është koalicioni VLEN, propozimet e të cilit për ministra kanë kaluar tashmë filtrat partiakë. VLEN do të udhëheq me departamentet e ekologjisë, shëndetësisë, politikës sociale, integrimeve evropiane, ekonomisë dhe zyrës së zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë. Nga Alternativa bëjnë me dije se ish-drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani do të jetë propozimi i partisë së Gashit për integrime evropiane.
Mandatari për formimnin e Qeverisë së re Hrsitijan Mickovski listat me emërat e Ministrave duhet ti kalojë të dielën në Bordin Qendror dhe Ekzekutiv të partisë. Në kuadër të VMRO-DPMNE, sipas informacioneve jo zyrtare Timço Mucunski mund të propozohet për ministër të Jashtëm, Aleksandar Nikollovski për ministër të Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski mund të propozohet ministër i Mbrojtjes ndërsa Pançe Toshkovski akoma nuk është definuar nëse do të jetë sekretar i përgjithshëm i Qeverisë apo do të mbetet ministër i Brendshëm. Për ministre të arsimit përflitet emri i Vesna Janevskës. Emrat e saktë do të mësohen nga mbledhja e organeve të partisë të dielën kur Mickoski ka ftuar Komitetin Qendror dhe Ekzekutiv.
Ditë më parë mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se bisedimet kanë përfunduar edhe në kuadër të eshalonit të tretë dhe së shpejti do të dihen emrat konkret. Votimi i Qeverisë pritët të bëhen më së voni më 23 qershor.
FLUTURA LATIFI
