Maqedoni

Sindikata kërkon kushte më të mira për mjekët

15.06.2024 16:06

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë...

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë pranë Konfederatës së Organizatave Sindikale dhe Shoqatës së Mjekëve Privatë, ata informuan për aktivitetet e tyre që rrjedhin prej tij. Njëherit thonë se pas emërimit të ministrit nga kabineti i ri, presin zgjidhje për të gjitha problemet që po shkaktojnë eksod në shëndetësi. Sindikata e shëndetësisë thotë se për shkak të pagave të ulëta në shëndetësi kuadri shëndetësor po largohet knga vendi. Kreu i sindikatës thotë që për këtë ka paralajmëruar qysh para 7 viteve për kaosin që po ndodh në shëndetësinë publike. Kërkojnë përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, përmirësimin e kushteve të pacientëve si dhe rritjen e pagave për punonjësit e shëndetësisë. 
 
“Kemi ordinanca por të rinjtë po largohen nga vendi, pse po largohen?! Sepse duhet të ndryshohet politika e mjekëve amë me më shumë subvencione, me më shumë ndihmë në zonat rurale. Ai mjek që dëshiron të qëndrojë në punë nëse ndjehet psiqikisht dhe fizikisht i aftë të qëndrojë nëse mund të punojë në ordinance dhe jo të bëhen ligje të reja dhe koncesione. Ju garantoj që ne do të jemi ai sindikat që do t’i bashkojë të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe të gjithë bashkë do të jemi më të fuqishëm sepse nëse janë punëtorët e shëndetësisë të kënaqur do të jenë edhe pacientët.”, tha Bobi Bojcevski, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë.
 
“Ka nëvojë për rajonizim të shihet ku ka anesteziolog, ku ka kirurg dhe sa më shpejtë të vijë ministri i ri që të shpërndajë kuadrin që të mundet pacienti që paguan sigurim shëndetësor të ketë mbrojtje 24 orë dhe jo për një punë të vogël të dërgojmë pacientët në spitalin 8 shtatori prandaj dhe është alarmi që të tregojë se sa është serioze gjendja në shëndetësi.”, tha Lilija Collakova – Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë.
 
Përderisa problemi me sallat e kirurgjisë vazhdon, sindikalistët kanë propozuar që punëtorët nga Klinika të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” dhe “Shën Naum i Ohrit” dhe të bëhen më shumë operacione për pacientët që kanë nevojë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI