Maqedoni

Siljanovska pjesmarrëse në Samitin për Ukrainën

15.06.2024 16:33

Në Zvicër nis konferenca dyditore e paqes për Ukrainën, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë...

Në Zvicër nis konferenca dyditore e paqes për Ukrainën, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Kjo është një nga përpjekjet më ambicioze për të bërë një plan paqeje për Ukrainën dhe për të bërë presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës. Konferenca po mbahet me iniciativën e Ukrainës dhe do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelenski. Qëllimi i saj është mobilizimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Në Samit do të marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, njoftoi Presedenca.
 
"Tubimi synon të krijojë një forum për dialogun e nivelit të lartë mbi mënyrat për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, për të promovuar një kuptim të përbashkët të një kornize të mundshme për arritjen e këtij qëllimi dhe të definohet një udhërrëfyes se si të përfshihen të dyja palët në një proces të ardhshëm paqësor.”, njoftojnë nga zyra e presidentes Siljanovska.
 
Siljanovska Davkova është paraparë të mbajë fjalimin e saj në samit dhe të ketë takime bilaterale me disa nga pjesëmarrësit e samitit. Me këtë, Presidentja Davkova vazhdon përcaktimin e vendit për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.
 
FLUTURA LATIFI