Maqedoni
Qytetarët përgatiten për festë
15.06.2024 17:17
Këtë të shtunë qytetarët e Strugës pushtuan tregjet për të bërë përgatitjet e fundit për festën e Kurban Bajramit...

Këtë të shtunë qytetarët e Strugës pushtuan tregjet për të bërë përgatitjet e fundit për festën e Kurban Bajramit, ndërsa edhe mërgimtarë të shumtë kanë arritur në vendlindje për të festuar me familjarët.
Besimtaret musliman në Strugë kanë dalë të bëjnë përgatitjet për Bajram. Ata thonë se janë shumë të lumtur që e presin Bajramin, ndërsa kan ardh edhe shumē mërgimtar për të festuar në vendlindje. Ndërsa nga ana tjetër tregtarët thonë se edhe pse tregjet janë të mbushura, blerjet janë të pakta, kjo për shkak të çmimeve por edhe për shkak se nuk ka shumë njerëz si më përpara.
“E presim çdo vjet, e bem pazarin, blem pak mish, blem pak fruta, bakllavën te shpia e kemi bo. Gjithmon veç me familjen.”, theksoi një qytetar.
“Kemi blerë ëmbëlsira, biberka platixhanka ato gjëra, mish, si bajram që është.”, u shpreh një qytetar.
“Mish kemi mar, do e festojmë me patjetër derisa e kemi mar mishin, shyqyr që na vjen.”, tha një qytetar.
“Po jemi përgatitur për bajram, kemi bler peshqeshe për familjen, kemi ardh nga jasht për bajram.”, theksoi një qytetar.
“Puna është shumë dobët. Ma mir ka qenë, kurse sivjet ka rën shumë. Po çmimet tash çdo gjê ka hypur po ska edhe kan ik rinia kshtu që ska.”, u shpreh një qytetar.
Çmimet e larta të ushqimeve kanë detyruar qytetarët të reduktojnë blerjet, megjithatë thonë se nuk kursehen për festat e Bajramit, për shkak se është traditë që tavolina e Bajramit të jetë e mbushur plot. Struganët e festojnë festën në shtëpi dhe duke vizituar familjarët dhe të afërmit.
ILMIE ZHAKU
