Maqedoni
Parashikimi i motit
16.06.2024 10:44
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit...

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9°C deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27°C deri në 35°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 34°C.
