Botë
Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshet kryesore
16.06.2024 14:30
Mijëra besimtarë mysliman në Tiranë mëngjesin e kësaj të diele falën namazin e Kurban Bajramit...

Mijëra besimtarë mysliman në Tiranë mëngjesin e kësaj të diele falën namazin e Kurban Bajramit në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Duke përkujtuar se festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi, mesazhi i kreut të Komunitetit Musliman Shqipëtar Bujar Spahiut, ishte për më shumë dashuri, begati dhe harmoni në familjet shqiptare.
“Kjo festë sjell për neve begati dhe te fëmijët tanë. Ju urojë gëzuar festën e Kurban Bajramit. Allahu ju ndihmoftë, na ndihmoftë të gjithëve dhe na e përmirësoftë gjendjen tonë në të mirë, ashtu si në familje dhe si në shoqëri, sepse familja është bërthama shumë e rëndësishme në jetën njerëzore dhe e patjetërsueshme në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë, në gjitha kohërat që në minieun e parë dhe deri në ditën e fundit të kësaj bote.”, tha kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.
Me falje të organizuar nëpër sheshe u shënua Kurban Bajrami edhe në qytetet tjera të Shqipërisë. Festën e Kurban Bajramit e uruan sot edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Kreu i qeverisë, Edi Rama uroi besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin” me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreu i Shtetit Bajram Begaj teksa përcolli urimin e tij, theksoi se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Një urim me rastin e kësaj dite e përcolli edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila në mesazhin e vet theksoi se kjo ditë i frymëzon njerëzit për më shumë solidaritet me ata që janë në nevojë.
ERSAN PAJAZITI
