Maqedoni
Të hënën përfundon viti shkollor
16.06.2024 14:54
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme po e përfundojnë këtë vit shkollor...

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme po e përfundojnë këtë vit shkollor. Filloristët e mbarojnë fazën e parë të shkollimit, duke u kapluar nga ethet e regjistrimit në shkollat e mesme, kurse për maturantët, sfidë në vete paraqet regjistrimi në universitete. Por cilat janë pështypjet e këtij viti në ikje dhe çfarë presin ata për vitin e ri shkollor?
Drejtoresha e Sh. F. “Adem Jashari”, Fitore Qirezi, tha se ky vit shkollor është përballur me sfidat të ndryshme, kurse reformat e reja në arsim nuk e kanë dhënë efektin e duhur.
“Viti paraprak dhe vitet paraprake, gjithmonë kanë qenë barrë, zakonisht me ne arsimtarët ka qenë përballja e kritikave, e aksesave, qoftë mungesa e teksteve shkollore, e mungesave tjera në mjete. Kemi pasur një pengesë të madhe me buxhetin, por falë donatorëve dhe prindërve i kemi përmbushur kërkesat tona për procesin mësimor. Reformat e reja nuk kanë qenë të papërshtatshme, nuk kanë pasur vlerë, një eksperiment që ka shkuar vetëm në një çrregullim, duke u bazuar edhe në psikologjinë e fëmijëve dhe arsimtarëve.”, u shpreh drejtoresha e Sh. F. “Adem Jashari”, Fitore Qirezi
Për Gjimnazit “Zeflush Marku”, ky vit përfundoi me sukses të kënaqshëm për shkollën, duke nxjerrë 16 gjenerata të viteve të katërta, poashtu parashihen të pranohen 16 edhe në vitin e parë, tha arsimtari i gjuhës shqipe, Besim Limani.
“Kemi pasur shumë gara nëpër aktivitete të ndryshme. Procesi i testimeve të maturës shtetërore ka përfunduar në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa 2 lëndët e tjera kemi provime më 18, 19 dhe 21 qershor. Me këto testime përfundon edhe procesi. Shkollat e mesme kanë pasur telashe buxhetin vjetor. Ne në shkollë kemi pasur gjithçka në kohën e duhur dhe ka shkuar mirë. Sigurisht se po. Nëse duam një të mbjellim një të ardhme më të mirë duhet fokusi të jetë i gjithë shoqërisë në arsim.”, tha arsimtari i gjuhës shqipe, Besim Limani.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme presin që viti i ardhshëm shkollor t’i presë edhe më mirë se ky vit që po e lënë pas.
“Ky vit shkollor ka qënë shumë i mirë, kemi kalu shumë kujtime të mira, poashtu kemi pasur edhe emocione të mira dhe të këqija. Kemi bërë shoqe dhe shokë të rinj. Neve në shkollë nuk na ka munguar asgjë, i kemi pasur të gjitha librat, mirëpo disa nxënës nuk i kanë pasur, disa edhe të grisura. Pres që të gjithë nxënësit të arrijnë më shumë sukses.”, u shpreh një nxënës.
“Ky vit shkollor ka qenë shumë mirë, i mbarë dhe i suksesshëm. Shpresoj që viti i arshëm njësoj si ky vit.”, theksoi një nxënës.
“Ky vit ka qenë i suksesshëm dhe i mbarë.”, tha një nxënës.
“Ky vit shkollor ka qenë shumë mirë por pak ka qenë nxehtë. Nuk kemi pasur kushte, klimë e kushte tjera. Nga viti i ardhëm shkollor pres t’i kemi të gjitha kushtet për mësim.”, u shpreh një nxënës.
“Shumë bukur, me momente të mira. Na ka munguar klima, perdet.”, theksoi një nxënës.
“Ne duam të kemi klimë, dritare dhe kushte të tjera.”, tha një nxënës.
“Viti shkollor për mua ka qenë shumë mirë, vetëm javët e fundit pak nxehtë. Presim që shkolla të jetë më freskët, të ketë klimë e sende.”, u shpreh një nxënës.
“Shumë mirë ka qenë. Shpresoj që do të jem nxënëse e mirë dhe e sjellshme.”, theksoi një nxënës.
Këtë vit shkollor nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën për herë të parë pushimin pranveror, i cili zgjati nga data 26 prill deri më 6 maj. Për këtë arsye, fundi i vitit shkollor për shkollat fillore është shtyrë deri më 17 qershor.
FITORE DEMOLLI
