Maqedoni

Bota islame feston Kurban Bajramin

16.06.2024 16:16

Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në me rastin e festës së Kurban Bajramit...

Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët islam pas faljes së namazit, uruan njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame e para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Në fjalimin e hutbes së Bajramit, Hafiz Selver Xhemaili potencoi se kjo festë paraqet lidhshmëri me Zotin e plotfuqishëm, përkushtim ndaj porosive të tij, edukim të shpirtit për sakrifice dhe vepra të mira si dhe inspirim dhe gatishmëri për ngritjen e vlerave, humanitetit, barazisë, paqes dhe tolerances mes nejrëzve. 
 
“Festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshërinë e nivelit të lartë, ajo na meson ta duam dhe të sihërbejmë njëri tjetrit ta duam vetveten, familjen dhe nejriun në përgjithësi. Festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pe sakrifica dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin japim gjitçka nga vetja. Besimtar të nderuar le të jetë  kjo festë inspirim i gëzimit tonë, afërsisë me njëri tjetrin, evitimim i  ngatërresave mes vete,  shtrirje e dorës së pajtimit dhe le të na motivojë të bëhemi shërbyes i të varfërit, skamnorit, të bëhemi promotor të paqes dhe të përhapim mes nejrëzve dashurinë,  respektin, të mirën, mëshirën, buzqeshjen sepse i madhi Zot në Kuranin famëlartë na thotë, ndihmoni njëri  tjetrin në punë të mira dhe mos ndihmoni në mëkat.", tha Selver Xhemaili, Myfti i Tetovës.
 
Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë apo haxhin, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët në bazë të kushteve ekonomike, therrin kurban që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Zotit. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë. 
 
FLUTURA LATIFI