Botë
29 viktima nga zjarret në Rusi
15.04.2015 18:24
Numri i viktimave nga zjarret që përfshinë rajonin jugor të Rusisë ka shkuar në 29 të vdekur...

Zyrtarë të qeverisë rajonale kanë thënë sot se tre persona konsiderohen të zhdukur derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet përreth rajonit në fjalë.
Ministria e situatave të emergjencës, më parë ka njoftuar se mbi 900 persona në disa qyteza dhe fshatra janë lënduar nga zjarret, të cilat janë shkaktuar duke ndezur gjethet e thata.
Zjarri më pas është përhapur nga erërat e fuqishme.
Mbi 1500 shtëpi janë djegur, duke lënë së paku 5 mijë persona pa kulm mbi kokë.
Ministri i bujqësisë i Rusisë, Nikolai Fyodorov, ka thënë sot se dëmet që zjarret iu kanë shkaktuar fermerëve vendor në tërë rajonin e prekur, shkon deri në 11.6 milionë dollarë.
