Sot edhe zyrtarisht përfundon viti shkollor
17.06.2024 11:11
Sot edhe zyrtarisht përfundon viti shkollor...

Sot edhe zyrtarisht përfundon viti shkollor. Mësimdhënësit dhe nxënësit vecojnë sfidat që ka sistemi arsimor dhe vështirësitë që u paraqiten gjatë procesit mësimor.
Klasët e mëdha me mbi 30 nxënës, mungesa e librave dhe materialit mësimor si dhe mungesa e klimatizimit janë vetëm disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje.
Buxheti i ulët i shkollave shpeshherë bëhet barë për buxhetin familjar të prindërve të cilët janë të detyruar të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve elementare nëpër shkolla.
