Vdesin 14 pelegrinë të Haxhit nga vapa

17.06.2024 11:54

Të paktën 14 shtetas të Jordanisë...

Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë thënë zyrtarët.

Haxhi është një prej tubimeve më masive në të gjithë botën. Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite.

Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, përfshirë stampedot dhe zjarret nëpër tenda, por këtë vit sfidë kryesore ka qenë i nxehti.

Ditëve të fundit temperaturat kanë arritur deri 46 gradë celsius, duke bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit. Pelegrinazhi do të përfundojë të mërkurën.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve se si të mbrojnë veten kundër diellit. Vitin e kaluar është raportuar për 240 persona të vdekur përgjatë pelegrinazhit.