Ish-ministri Janakievski lirohet nga burgimi
Pas gjashtë vitesh në burg...

Pas gjashtë vitesh në burg për disa raste nga ish-Prokuroria Speciale Publike, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, sot lirohet nga burgu.
Krahas “Titanikut”, Janakievski u akuzua edhe për “27 prillin”. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut shpalli aktgjykimin në rastin e ish-ministrit kundër Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masat e paraburgimit të shqiptuara për rastet gjyqësore "27 Prilli" dhe deklaroi se të drejtat e tij janë shkelur me nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas aktgjykimit, shteti do të duhet t'i paguajë Janakievskit kompensim total prej 6.100 eurosh, prej të cilave 3.900 euro për dëm jomaterial dhe 2.200 euro për shpenzime.
