Netanjahu shfuqizon vendimin për pauzë në Gazë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite për të bërë pauza taktike ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore në Gazë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.
Ushtria kishte njoftuar pauzat ditore nga ora 05:00 deri në orën 16:00 pasdite në zonën në drejtim të veriut të Gazës.
“Kur kryeministri dëgjoi raportet e një pauze humanitare 11-orëshe, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të.”, tha një zyrtar izraelit.
Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një armëpushim, një marrëveshje për të ndalur luftimet duket ende e largët, më shumë se tetë muaj që kur sulmi i 7 tetorit nga luftëtarët e Hamasit ndaj Izraelit shkaktoi një sulm tokësor në enklavë nga forcat izraelite.
Edhe pse sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin qëllimin e Qeverisë për të shkatërruar Hamasin, ka pasur protesta të gjera të cilët kritikojnë Qeverinë se nuk ka bërë më shumë për të sjellë në shtëpi rreth 120 pengje që janë ende në Gazë.
