Ekonomi
KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës
17.06.2024 12:44
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,14 % në raport me vendimin e datës 14.6.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë për litër.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,819 denarë për kilogram.
Nga data 18.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 83,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 44,458 (denarë/kilogram)