Maqedoni
"Sill të vjetër, merr të re", eko fushatë për ndërrim të aparateve të vjetra
15.04.2015 15:37
Kompanitë, "Tehnomarket" dhe "Nulla otpad", nga Shkup, në drejtim të realizimit të dispozitave ligjore kanë filluar me aksionin...

Kompanitë, "Tehnomarket" dhe "Nulla otpad", nga Shkup, në drejtim të realizimit të dispozitave ligjore kanë filluar me aksionin nën moton "Të vjetër sjell, të re merr", në të cilën në 30 ditët e ardhshme do të mblidhen mbeturinat elektrike dhe elektronike nga shtëpitë e qytetarëve të cilët për atë do të paraqiten në kompanitë.
Qytetarët kanë të drejtë falas të lënë pajisje të vjetër elektrike në vendet e shitjes.
“Nga fillimi i vitit, kjo çështje në Maqedoni është rregulluar edhe me ligj dhe ka 6 kompani të licencuara të cilat veprojnë me mbeturinat elektronike në mënyrë të organizuar. Si veprues kolektiv do të mbulojmë harxhimet për mbledhje të pajisjes elektrike të gjuajtur”- deklaroi përgjegjësi i shitjes në "Tehnomarket", Aleksandar Medarski.
“Në Maqedoni ka pesë-gjashtë kompani të cilat kanë licenca për menaxhim me mbeturinat elektronike me detyrë që t'i ndajnë mbeturinat elektronike nga plastika dhe hekuri, të cilat mund të reciklohen në vend, ndërsa mbeturinat elektronike eksportohen në vendet e huaja”- tha udhëheqësi në "Nulla otpad", Marjanço Dameski.
Në aksion janë përfshirë edhe brendet botërore “Panasonik”, “Filips”, “Mulineks”, “Krups”, “Tefal”, “Hanza”, “Bosh”, “Neo” dhe “Elektroluks”.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
