Arsim, sot fillon pushimi veror edhe për filloristët
Sot përfundon viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore....

Sot përfundon viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore. Sivjet, për shkak të pushimit pranveror, u zgjat viti shkollor vetëm për nxënësit e shkollave fillore.
Nxënësit e shkollave të mesme diplomuan më 10 qershor, me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore ka hasur në një sërë reagimesh, kryesisht nga prindër të cilët kërkuan përfundimin e mësimit para datës 17 qershor ose shkurtimin e mësimit, për shkak të temperaturave të larta ditore që arrijnë deri në 40 gradë.
Sipas tyre, shkollat nuk i kanë kushtet për të zhvilluar mësimin normalisht në këto temperatura. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi që mësimi të zhvillohet me orë të shkurtuara, por duke pasur kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor.
