Maqedoni

Rrëshqitje dheu në aksin Prilep - Resnjë

15.04.2015 19:22

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku është ndërprerë sërish...

Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Nga SHA Beton njoftojnë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimroe për sanim të rrëshqitjes Mavrovë, aksi nga diga Mavrovë deri në f.Mavrovë do të mbyllet për qarkullim për automjete të rënda transportuese në periudhën prej dy muajsh duke filluar nga 16.04.2015.
 
Qarkullimi për automjete të lehta do të zhvillohet nëpër devijimin ekzistues në pajtueshmëri me projektin e qarkullimit gjatë regjimit të qarkullimit të parovuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
 
Qarkullimi për automjete të rënda transportuese dhe autobusë mund të zhvillohet përmes f.Leunovo.
 
Në aksin rrugor Shkup - Veles rrëshqitja e dheut është pastruar dhe qarkullimi është normalizuar. Për arsye parandaluese qarkullimi po zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 500 metra, për çka është vendosur sinjalizim adekuate qarkullimi.
 
Nga LAMM informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. 
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. 
 
Në aksin rrugor Udovë-Gjevgjeli në pjesën te fshati Marvinci, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi.
 
Në rrugën lokale Gjevgjeli-"Smërdliva voda" në vendin "Dllabok doll" për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi për shkak të paraqitjes së shembjeve.
 
Në territorin e Strumicës, për shkak të dëmtimeve të urës në lumin Turia, është vendosur ndalesë për komunikacionin e automjeteve të rënda transportuese në rrugën lokale f.Prosenikovë - f. Saraj, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes unazës.
 
Në drejtimin rrugor R2232 Koçan - Zletovë, afër fshatit Kiselicë, komunikacioni po zhvillohet me shpejtësi të kufizuar prej 30km/orë për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 50 metrave. Është vendosur sinjalizim adekuat.
 
Në komunën Kriva Pallankë është e pakalueshme rruga e fshatit Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrash.
 
Në rrugën rajonale Kumanovë - Kratovë, tek dalja në fshatin Zheleznicë ka dëmtim të asfaltit në gjatësi prej 10 metrash dhe janë vendosur shenjat për paralajmërim.
 
Në drejtimin rrugor Llakavicë - Negotinë në kilometrin e 7-të mbi fshatin Leskovicë ka dëmtim të rrugës në gjatësi prej 200 metrave, ku është kryer sanimi. Në vend është vendosur sinjalizimi adekuat rrugor. Në këtë pjesë komunikacioni zhvillohet i ngadalësiar.
 
Komunikacioni në drejtimet rrugore Koçan - Zërnovc dhe Trabotivishtë - Razllovc është ndërprerë për shkak të dobësimit të urave të lumit Bregallnicë.
 
Intensiteti i komunikacioni në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti, thuhet në kumtesën nga LAMM-ja./mia