Maqedoni
Marrëveshja e Prespës, Filipçe: Dokumenti, kontestin e shndërroi në bashkëpunim
17.06.2024 16:16
6 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, dokument ky që i dha fund kontestit 3 dekadësh...

6 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, dokument ky që i dha fund kontestit 3 dekadësh mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Me rastin e firmosjes së Marrëveshjes së Prespës në Athinë po diskutohet nëse dokumenti është model për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Përfaqësuesi i Fondacionit “Zaev - Një shoqëri për të gjithë”, Venko Filipçe, në hapjen e Konferencës për paqe dhe rritje të qëndrueshme, vlerësoi se Marrëveshja e Prespës kontestin e shndërroi në bashkëpunim dhe se pikërisht diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë gurthemeli i një të ardhmeje të fuqishme.
“Jemi mbledhur këtu për të konfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për një botë ku uniteti, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk janë thjesht ideale, por realitete të realizueshme. Motoja jonë, "Një shoqëri për të gjithë" ka kuptim të thellë në një epokë kur forcat e ndarjes shpesh lënë në hije lidhjet e përbashkëta të njerëzimit tonë.”, - deklaroi përfaqësuesi i Fondacionit “Një shoqëri për të gjithë”, Venko Filipçe.
Marrëveshja e Prespës, Klapadakis: Shtyrja e vendimeve, luks për brezat e ardhshëm
Për palën greke, gjegjësisht për Evangelos Kalpadakis nga Instituti “Aleksis Tsipras”, paqja dhe diplomacia janë mënyra e vetme për të përballuar krizat dhe sfidat.
“Politikat tona aktive synojnë zgjidhjen e problemeve dhe dallimeve, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, me respekt të ndërsjellë të Marrëveshjes së Prespës dhe me një strategji për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtën ndërkombëtare. Ne nuk e kemi luksin të vonojmë apo të ruajmë stagnimin e rrezikshëm, qoftë në Evropë, qoftë në atë ndërkombëtar. Ne nuk e kemi luksin që t'ua kalojmë fajin të tjerëve ose t'ua shtyjmë vendimet brezave të ardhshëm.”, - theksoi përfaqësuesi i Institutit “Aleksis Tsipras”, Evangelos Klapadakis.
Ky dokument, i cili kontesti e shndërroi në bashkëpunim, për shkak të obligimeve që duhet zbatuar, vazhdon të shkaktojë tensione mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, sidomos tani pas rotacionin qeverisës në vend.
SANIJE DURAKU
