Botë

Lëkundje e fortë sizmike në Bullgari

17.06.2024 19:45

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak më parë në Bullgari, duke shkaktuar panik te banorët....

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak më parë në Bullgari, duke shkaktuar panik te banorët.
 
Sipas EMSC, lëkundjet me magnitudë 4.2 Rihter kishin si epiqendër qytetin e Plovdivit, në juglindje të vendit.
 
Aktualisht nuk raportohen të lënduar, teksa lëkundja e parë është pasuar dhe nga disa paslëkundje.