Përbërja e Qeverisë së re i dorëzohet Kuvendit

18.06.2024 10:16

Propozim përbërja e qeverisë së re...

Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin sot  duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet gjatë javës.

Mandatari Hristijan Mickoski me rastin e 34 vjetorit të partisë tha se qeverinë e re e pret shum punë dhe kërkoi nga ministrat e ri angazhim të sinqertë në përputhje me ligjin.

Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.