Izraeli i heq vizat për kosovarët

18.06.2024 11:40

Këtë të martë do të nënshkruhet marrëveshja....

Këtë të martë do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës.e ku thuhet se prezentë do jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Izarelit.

Më 29 janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati njoftuar se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Ndryshe, prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Që nga 5 janari, kosovarëve iu mundësua ta vizitojnë edhe Spanjën pa viza