Maqedoni
Ndërroi jetë Stojan Andov
18.06.2024 12:58
Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....

Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Andov ishte deputet dhe themelues i Partisë Liberale. Ai lindi në vitin 1935 në Kavadar, diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Andov u përfshi në jetën socio-politike të Maqedonisë në vitet 1960 dhe më pas mbajti poste të ndryshme. Në tre mandate nga viti 1991 deri në vitin 2002 ka qenë kryetar i Kuvendit, ndërsa pas vdekjes së presidentit Kiro Gligorov më 3 tetor 1995, për një periudhë të caktuar ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë.
