Maqedoni
Paralajmërohet i nxehti afrikan, DPHM: Vendi ynë hynë në fazën portokalli
18.06.2024 13:56
Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut...

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut që nga dita e ejte (19 qershor) e deri në fundjavë do të hyjë në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit.
“Nga nesër deri të dielën, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajri e ngrohtë që vjen nga jugu dhe që do të shkaktojë mot me diell dhe të ngrohtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.”,- thuhet në njoftimin e DPHM-së.
Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike thonë se sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme, territori i vendit nesër do të jetë me ngjyrë të verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave, nga e enjtja në të gjithë vendin do të jetë aktiv niveli portokalli.
FARIJE DAUTI BAKIJU
