Oda Ekonomike: Çmimi i ushqimit pritet të rritet
Paralajmërimi për shtrenjtim të energjisë elektrike....
Paralajmërimi për shtrenjtim të energjisë elektrike hap mundësinë edhe për rritje të re të çmimit të ushqimeve, thonë biznesmenët.
Sipas tyre, rritja eventuale e çmimit të disa prej produkteve nuk do të jetë shumë e lartë, por çdo rritje e kostove të jashtme dihet se do të ndikojë në çmimin përfundimtar.
“Do të ketë rritje adekuate të një pjese të produkteve ushqimore, megjithatë nuk do të jetë me vlerë enorme. Siç e dini, kishte definicion diku 10 deri në 15 për qind, që i bie 10 për qind tek 30 denarë është 3 denarë.”, - deklaroi Goran Georgievski nga Oda Ekonomike.
Paraprakisht, kreu i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski, tha se pa analizat e nevojshme nuk mund të thuhet saktësisht se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike në tregun e rregulluar nga 1 korriku.
Por ai siguron se nuk do të shkaktojë goditje çmimi dhe u bëri thirrje tregtarëve dhe prodhuesve që të përmbahen nga spekulimet. Do të presim edhe një javë për të parë se çfarë faturash do të paguajnë qytetarët, por edhe nëse do të hanë ushqime më të shtrenjta. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)