Maqedoni
Kuvend, Mickoski dorëzon programin dhe listën e zyrtarëve
18.06.2024 16:11
Mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj...

Luftimi i krimit dhe korrupsionit, jotoleranca ndaj gabimeve të zyrtarëve, barazia qytetare, reformat, zhvillimi i bizneseve, perspektiva e të rinjëve, si dhe rialokimi i parave për realizimin e shum projekteve kapitale janë ndër synimet e kabinetit Mickoski, i cili sot edhe dorëzoi në Kuvend programin por edhe listën e zyrtarëve të ardhshëm. Qeveria sipas Mickoskit nis punën të hënë, pasi gjatë fundjavës të votohet në parlament.
“Pres luftë të pakompromis me krimin dhe korrupsionin, të çdo lloji, jo vetëm politik. S’do ketë tolerancë, pa mar parasysh se nga cila parti vjen cilido keqpërdorim, nga cilido zyrtar për të cilin do të kishte dëshmi. Njëkohësisht, seriozisht planifikojmë që të pastrojmë dyshimet, informacionet dhe dëshmitë të cilat kanë mbërritur deri tek ne sa i takon shum keqpërdorimeve përgjatë 7 viteve të fundit.”, u shpreh mandatari Hristijan Mickoski.
Mickoski i pyetur për qëndrimet por ruse të kryetarit të Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoillkoviç, të propozuar për zëvendës kryeministër për marrëdhënie midis bashkësive, tha se çdo anëtarë i Qeverisë duhet të ketë qëndrime promaqedonase.
“Çdo anëtarë i kësaj qeverie duhet të ketë pozicione pro maqedonase. Gjithkush që do të del jashtë kësaj rruge, pavarësisht pozicionit, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.”, tha Mickoski.
Formimi i qeverisë së re, Spasovski, kritika për programin dhe kuadrin
Mickoski tha se do t’ia zgjasë dorën opozitës, përkatësisht LSDM-së që së bashku të ndërtojnë konsenzus nacional për çështje të rëndësishme shtetërore. Por social demokratët me kritika sa i takon programit, sipas tyre joreal por edhe kuadrit qeverisës.
“Nuk ekziston plan i qartë në pjesën e ekonomisë, si do të rritet paga mesatare, si do të rriten pensionet, si do të stopohet rritja e çmimeve. Nuk kemi drejtime të qarta sa i takon interesave tona nacionale, anëtarësimit në BE. Edhe potenciali kadrovik nuk mund ti përgjigjet pritjeve të qytetarëve dhe premtimeve që janë dhënë.”, tha Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.
Spasovski nuk tregoi se si do të veprojnë sa i takon ndryshimeve ligjore të ligjit për vetëqeverisje lokale, në pjesën e zgjedhjes së kryetarëve të komunave të cilët kanë kaluar në një funksion tjetër. Qëndrimin final do ta ndërtojnë pasi ta shohin tekstin. Por mandatari Mickoski theksoi se mbështetjen për ndryshimet ligjore do ta kërkoj në mesin e 120 deputetëve.
MERAL ISMAILI
