Maqedoni

Në Shkup dje 11 aksidente, karrotreci ka larguar 63 automjete

16.04.2015 14:42

Gjatë ditës së kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente të trafikut...

Prej tyre, katër janë me pasojë dëme materiale dhe gjashtë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike për udhëgarë, tre bashkëudhëtarë, një këmbësor dhe një  çiklist.
 
Ka  ndodhur edhe një aksident hekurudhor me pasoja lëndime të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, prej tyre 16 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes, tetë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, si dhe  shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë larguar 63 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF "25 Maji" i cili gjendet  në territorin e komunës së Gazi Babës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt./mia