Shkup, policia arreston një person që kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale

19.06.2024 10:34

MPB njofton se policia ka arrestuar një person....

MPB njofton se policia ka arrestuar një person i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot në ora 08:45, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në kuadër të SPB Shkup në rrugën “Gjorgji Dimitrov” në Shkup, në territorin e komunës së Kisella Vodës, kanë arrestuar 46-vjeçarin V.S. nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. I ndaluari do ju dorëzohet autoriteteve të burgut”, njoftojnë nga MPB.