Maqedoni

Në Manastir përfshihen nga zjarri dy automjete

16.04.2015 14:54

Mbrëmë, disa orë pas mesnate në rrugën "Mihajlo Andonovski" në Manastir dy automjete motorike janë përfshirë nga zjarri...

Nga njësiti territorial kundër zjarreve - Manastir njoftojnë se paraqitja për zjarre mbi automjetet ka arritur rreth orës 2 dhe menjëherë në parkingun e rrugës "Mihajllo Andonovski" është dërguar një ekip për intervenim të shpejtë.
 
"Për fat të keq në zjarr tërësisht është shkatërruar automjeti i markës 'Mazda', ndërsa me transferimin e zjarrit është djegur edhe një automjet i markës 'Opel astra'. Duke iu falënderuar intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve tanë e parandaluam përhapjen e zjarrit i cili ka mundur të shkaktojë pasoja më katastrofike pasi që në parking ka pasur automjete të shumta, me karburante të ndryshme", theksoi Kostadin Popovski, komandant i Njësitit territorial kundër zjarreve - Manastir.
 
Për dy ditë, ky është rasti i dytë i përfshirjes nga zjarri i automjeteve motorike në Manstir./mia