Botë
Vdiq ish kryeministri çek Stanisllav Gros
16.04.2015 15:09
Në moshën 45 vjeçare vdiq ish kryeministri dhe ish kryetar i Partisë socialdemokrate (ÇSSD), Stanisllav Gros, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga...

Gros, për të cilin viteve të fundit është folur se ka vuajtur nga skleroza laterale amiotrofine ishte kryeministri më i ri i Çekisë, i cili në moshën 34 vjeçare në vitin 2004 ishte emëruar në funksion.
Për shkak të skandalit me preardhje të panjohur të financave me të cilat kishte blerë banesë në Pragë, parashtroi dorëheqje në muajin prill të vitit 2005.
Pas braktisjes së politikës ka punuar si avokat, por në media në vitet e mëvonshme u paraqit edhe për shkak të fitimit të disa milionë eurove me blerjen e aksioneve nga firmat.
Kohë më parë në emisionin e televizionit shtetëror çek, ÇT, i cili i ka intervistuar ish kryetarët e qeverive i ka kërkaur falje opinionit për zhgënjimin të cilin e ka shkaktuar me karrierën e tij politike./mia
