Botë

Izrael, Netanjahu e krahason Iranin me rrezikun nazist

16.04.2015 15:35

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë mbrëmë se bota është “duke i mbyllur sytë” para politikës agresive të Iranit në Lindje të Mesme...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë mbrëmë se bota është “duke i mbyllur sytë” para politikës agresive të Iranit në Lindje të Mesme njëjtë siç ka bërë me Gjermaninë naziste.

Netanjahu e ka kritikuar arritjen e një marrëveshje kornizë në mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke thënë se “marrëveshja e keqe që është arritur me Iranin na tregon se nuk i kemi përvetësuar mësimet historike”.

Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë arritur pajtim fillestar më 2 prill për programin bërthamor të Iranit, diçka që do t’ia pamundësonte republikës islamike ndërtimin e armës bërthamore.

Nëse kjo finalizohet deri më 30 qershor, atëherë pritet edhe lehtësimi i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.