Maqedoni
Parashikimi i motit
20.06.2024 09:52
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 40°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39°C.
